Borchardt: S'ishte ky momenti për aplikimin në BE
Ambasadori gjerman ne Tirane Borchardt tha se Gjermania e ka bërë të qartë që nuk është tani momenti më i mirë për të bërë aplikimin për statusin e vendit kandidat ne BE
TIRANE-Gjermania, pasi përshëndeti hapin e hedhur nga Shqipëria për të aplikuar për statusin e vendit kandidat, shprehet me anë të ambasadorit të saj në Tiranë, Borchardt se, “Gjermania, ashtu si vende të tjera anëtare të BE-së, e ka bërë të qartë që nuk është tani momenti më i mirë për të bërë aplikimin”. Sipas tij, Gjermania po përpiqet të shmangë një debat mes anëtarëve të BE-së për zgjerimin, pasi momentalisht duhet të përqendrohet në ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Ambasadori gjerman u shpreh në një intervistë për ‘Deutsche Ëelle’, programi shqip, se me rëndësi për të realizuar procedurën e zakonshme të marrjes në shqyrtim të aplikimit janë zgjedhjet parlamentare. Borchardt u shpreh pesimist sa i takon pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe shpreh frikën e tij se, “mos një numër i konsiderueshëm njerëzish që nuk kanë pasaportë, më 28 qershor 2009 nuk do të kenë as kartë identiteti”. Ai u shpreh se një proces i tillë po ecën shumë ngadalë dhe se përgjegjësia për përgatitjen e zgjedhjeve është “mbi supet e qeverisë”. Mendimi i tij për situatën politike në vend është se, “klima politike parazgjedhore në Shqipëri, ngadalë po ashpërsohet. Deri diku kjo është diçka normale”. Sipas tij, kjo nuk është interesi kryesor, pasi më e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Borchardt flet dhe për marrëveshjen e liberalizimit të vizave, e cila do të hyjë në fuqi pasi të zbatohet ajo e “lehtësimit të vizave”. Por, edhe për këtë marrëveshje të fundit duhet të plotësohen kushte, sipas diplomatit gjerman në Tiranë. “Sapo të jenë përmbushur kushtet Komisioni Evropian do t’u propozojë vendeve anëtare heqjen e detyrimit të vizave”, - shprehet në këtë intervistë, ambasadori gjerman.
(d.b/GSH/BalkanWeb)