Berisha: Kandidati Gorea, alternativa më e mirë

Kryeministri Sali Berisha, në vijim të fushatës elektorale, është ndalur në mbrëmje në Divjakë, ndërsa ka prezantuar kandidatin e “Aleanca për qytetarin” për Bashkinë e këtij qyteti, Irakli Gorea. Shefi i qeverisë premtoi investime, ndërsa kërkoi që të votohet për kandidatin Gorea, si një alternativë më e mirë.
“Sot ne jemi më dinjitozë se kurrë në historinë tonë, lëvizim pa viza në mbarë Europën. Sot ne mblidhemi në këtë shesh pasi Shqipëria, ky vendi s`ekzistonte ne hartën e turizmit por ne e kemi shndëruar në të bukurën e dheut, destinacionin më të bukur të globit. Ne bëmë që ekonomia të ngrihet fuqishem dhe të kryesojë ne Europe gjatë 3 viteve të fundit”.
Ndër të tjera, Berisha premtoi ndërtimin e rindërtimin e shkollave, kopshteve, sikurse arritja më e madhe është dixhitalizimi, duke i cilësuar të rinjtë, si moshën dixhitale. Përpos tyre, ekonomia mbetet pjesa tjeter e programit, e cila do të has një rritje të madhe.
“Reformat që ju mbështetët benë të mundur të dyshishohen pensionet në fshat dhe dyshishojmë rrogat e ulëta dhe të mesme, të përgjysmohen taksat, te dyfishohen bizneset. Pra ne rrugën tonë ne ja kemi dalur të shndërojmë në realitet ëndrra shekullore dhe të shndërrojmë në realitet, suksese të cilat as që mund ti imagjinonim më parë”.
Kryeministi në fund të fjalës së tij, kërkoi që vota në 8 maj, të jetë për kandidatin Gorea, pasi premtimet do të bëhen realitet.