E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kemi shumefishuar eksportet e Divjakes drejt Kosoves


Kryeministri i vendit Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicioni Aleanca per Qytetarin ne Divjake Irakli Gorea. Gjate fjales se tij Berisha premtoi se qeveria do subvencionoje 2 mije hektare toke.

Ne ia dolem qe nga 2400 kilometra rruge te asfaltuara qe ishin deri ne vitin 2005 te ndertojme 8000 kilometra. Ne kemi shumefishuar eksportet e Divjakes drejt Kosoves dhe Europes gjate ketyre viteve tha Berisha.


Ju jap fjalen e nderit se kater vitet qe vijne investimet do te katerfishohen do te ndertojme Tepelenen e zhvilluar u tha kryeministri sot banoreve te Tepelenes gjate nje takimi elektoral ku prezantoi kandidatin e Aleances per Qytetarin Sevo Mici.

Po ndertojme ne Tepelene dhe Shqiperi infrastrukturen me moderne ne rajon. Ia dolem ne kulmin e krizes ekonomike te dyfishojme te gjitha pensionet e uleta. Ne kulmin e krizes papunesia u ul ne menyre te ndjeshme. Sot ka serish papunesi por une garantoj se deri kur qytetari i fundit te mos kete nevoje per te marre ushqim me lista ne do te rrisim ndihmen ekonomike rrogat e pensionet u shpreh Berisha perpara qytetareve tepelenas.

Nje tjeter premtim i Berishes ishte ndihme per fermeret ne funksion te mbjelljes dhe kultivimit te ullinjve dhe arroreve. Ta shnderrojme Shqiperine ne kopshtin me te madh frutor ne Ballkan. Qeveria do te financoje cdo fidan qe ju do te mbillni per pasurimin e jetes suaj tha ai.

Berisha i kushtoi nje vend te rendesishem ne fjalen e tij infrastrukures se Tepelenes duke garantuar se ndertimin i autostrades nuk do te shmange qytetin. Nuk do te shmanget qyteti ne autostraden e re. Ne do te ndertojme nje nga veprat me unike ne menyre qe ju te jeni nyje kryesore e transportit te vendit u shpreh kryeministri.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›