Rama: Modeli i PD-së, larg modelit të PS-së

Kryebashkiaku Edi Rama prezantoi sot në njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë, kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” në këtë minibashki, kandidatin Erion Koka.
I pranishëm tek Fusha e Aviacionit, kreu i PS-se hodhi akuza të rënda ngaj kryeministrit Sali Berisha përsa i takon vjedhjes së votave, duke deklaruar se alternative e PS –së mbetet një qeverisje e denjë.
“Regjimi i kusarisë ka zgjedhur dhunën”. Ky ishte në themel mesazhi i përcjellë prej tij ndërsa premtoi se transformimet e vërteta do të vijnë me në krye PS-ne, pasi planet e zhvillimit do të jenë transparente.
Sipas liderit të opozitës, vota për Saliun është vota për rrënimin ekonomik, për shkatërrimin urban dhe shthurjen sociale. Duke marrë si një model perfeksioni, qeverisjen me PS-në, Rama theksoi se me në krye kryeministrin Berisha, asnjë komunë nuk ka një zhvillim urban, ekonomik, social, por mbetet një punë komunale.