Rama ne njesine bashkiake nr. 7 Tirana qytet i cdo shqiptari

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi gjate pasdites se te martes kandidatin per minibashkine numer 7 te kryeqytetit Erjon Koka. Ne takimin e zhvilluar ne ish-fushen e aviacionit Rama theksoi se qeveria karakterizohet nga nje regjim kusarie te perfaqesuar nga Saliu Iliri dhe koalicioni i turpit.
Tirana sot eshte qyteti i cdo shqiptari te ardhur. Une besoj se ne cdo gje qe projektojme dhe realizojme per Tiranen nuk duhet te harrojme per asnje cast se ne jemi ketu per shpresat e femijeve. tha Rama.
Kudo qe shkon e fillon me turizem dhe e mbaron me alpinizem pavaresisht se ka mal ose jo aty ku ka vajtur. Premton pune lumturi arra lajthi - tha Rama diku ironizuar fushaten e Berishes.
Kandidati dhe kryetari aktual i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka zhvilluar sot nje takim me banore te njesise bashkiake numer 2. Gjate bashkebisedimit me qytetaret Rama eshte ndalur ne problemin e papunesise dhe rritjes se cmimeve.
Ndiej dhimbjen qe ka shkuar ne palce - tha Rama. - Jane rritur me dy shifra cmimet e ushqimeve. Po shohim perdite shfrytezimin barbar te pasurise publike qe po shkaterron cdo ind te shoqerise shqiptare. Ai i ftoi qytetaret qe ne daten 8 maj qe te shprehin me vote vleresimin per qeverine aktuale.
Ta nxjerrim te papune Berishen ne date 9 maj u tha Rama banoreve te njesise nr 2 duke garantuar se te ardhurat e Bashkise se Tiranes do te bejne te mundur qe qyteti te behet qyteti i endrrave dhe shpresave te te gjithe qytetareve te saj pavaresisht se nga vijne dhe per ke votojne.