Berisha: Kandidaturat për zgjedhjet lokale drejt finalizimit
11/03/2011 Kryeministri merr pjesë në Kongresin Mjedisor “Do it Green”
Procesi i propozimit të kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale është drejt finalizimit të tij, duke shënuar në këtë mënyrë mbylljen përfundimtare të tij brenda këtyre ditëve. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha dje gjatë një prononcimi për mediat se shumë shpejt do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike për të “bekuar”, siç u shpreh kreu i qeverisë, kandidaturat në fjalë. “Sot nuk është mbledhja e forumit, por shumë shpejt do ti mësoni dhe ju garantoj që strukturat e Partisë Demokratike, së bashku me qytetarët, po bëjnë përzgjedhjet më të shkëlqyera për qytetarët e tyre të parë. Kështu që forumet do të mblidhen për të bekuar atë çka po propozojnë qytetarët në strukturat e Partisë Demokratike në të katër anët e vendit. Puna është intensive dhe ju e dini që ne prej kohësh kemi dhënë udhëzimin që të fillohet puna për programin dhe tani ato janë në finalizimin e tij”, tha Kryeministri. Pak ditë më parë, kreu i PD-së kërkoi finalizimin e procesit të kandidaturave brenda dhjetëditëshit të parë të marsit, ndërkohë që dorën e fundit do tua jepte kryesia e PD-së, për të bërë të mundur shpalljen e tyre në mënyrë përfundimtare pak para fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore. Në komentet e tij politike, Kryeministri ka shmangur komentet për regjistrimin pranë KQZ-së të PS-së për zgjedhjet e 8 majit, duke thënë shkurt se “ka përmbushur detyrimin e vet ligjor”. Deklaratat e tij në përgjigje të medias, numri një i qeverisë i bëri pas përfundimit të Kongresit Mjedisor me sloganin “Do it Green”, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi. Pasi vlerësoi aktivitetin dhe qëllimin e tij, Kryeministri garantoi se “Do it Green” do të jetë një nga motot kryesore të fushatës elektorale të PD-së. Ai premtoi se qeveria e tij do të bëjnë gjithçka për të dhënë përgjigjet më të mira me standardet më të mira për problemet ekzistuese, përfshirë edhe ato të mjedisit. “Këto zgjedhje për mazhorancën janë dhe do të jenë zgjedhjet për interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë, të fëmijëve të tyre, familjeve të tyre, të komunitetit të tyre, pra do të jenë zgjedhje në të cilat ne do të përqendrohemi tërësisht në problemin e qytetit, të fshatit, të bllokut, të lagjes, të familjes. Do të bëjmë gjithçka me një fushatë të qytetëruar, të rrisim vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë jetike të mbrojtjes dhe të zhvillimit të mjedisit”, tha Berisha.
Përplasja e platformave për kryeqytet
Berisha: Mjedisi, kryebashkiaku i ardhshëm do japë zgjidhjn
Kryeministri Berisha, i bindur për fitoren e Bashkisë së Tiranës nga kandidati i Partisë Demokratike, garantoi se kryetari i ardhshëm i tij do të paraqesë platformën më të mirë për të zgjidhur problemin më të madh mjedisor të Shqipërisë, sipas tij, Tiranën. Ndërkohë që dy muaj para zgjedhjeve emri i vetëm që përflitet për të kandiduar në këtë post është ministri i Brendshëm aktual Lulzim Basha. “Tirana përbën problemin më madhor mjedisor të Shqipërisë. Këtë e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, këtë e kanë përcaktuar të gjitha institucionet më serioze ndërkombëtare, që merren me mjedisin dhe shëndetin. Natyrisht është punuar dhe po punohet me intensitetin më të madh për tu dhënë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha problemeve që kanë katandisur Tiranën në një nga qytetet me ndotjen më të lartë në Evropë dhe në botë, për sa i përket ajrit, por ka edhe probleme të tjera. Se cila është platforma jonë për këtë, kini durim që ta dëgjoni atë nga kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës”, tha Kryeministri. Ajri dhe infrastruktura në kryeqytet kanë qenë dy nga çështjet më të kritikuara nga mazhoranca gjatë kësaj kohe. Ndërkohë që dihet se prej vitesh menaxheri kryesor i Tiranës, është kreu aktual i PS-së, Edi Rama. Ai ka fituar tri mandate radhazi në garat elektorale për kryetar bashkie dhe pritet të kandidojë përballë ministri të Brendshëm Basha, kandidati më potencial i mazhorancës për këtë post edhe në garën e 8 majit.