Berisha: Kandidimi për në BE, vitin e ardhshëm

"Nuk e di nese do te jete janari apo ndonje muaj tjeter, pasi nuk eshte vetem ne doren e qeverise, por te nje kompleksi faktoresh. Por mesa duket do te ndodhe vitin qe vjen", u shpreh Berisha, ne nje konference te perbashket per shtyp, me homologun malazez, Milo Gjukanovic.
Dy kryeministrat konfirmuan zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
"Do te zgjerohet bashkepunimi ne te gjitha fushat, ne siguri, ushtri, kulture, transport dhe ne luften kunder kriminalitetit", u shpreh Berisha.
Sipas shefit te qeverisë shqiptare është rënë dakord që të intensifikohen të gjitha përpjekjet për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili po rritet me shpejtësi në fushën e infrastruktures dhe realizimit të projekteve që janë në favor të të dy vendeve.
Nga ana e tij, kryeministri falenderoi edhe Podgoricen zyrtare per pavaresinë e Kosovës, ndërsa vlerësoi edhe vendosjen e EULEX në territorin e këtij vendi.