E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha thirret ne Prokurorine e Pergjithshme

Lulzim Basha eshte thirrur nga Prokuroria e Pergjithshme me daten 27 nentor ne lidhje me ceshtjen e rruges Durres-Kukes per t'u marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit.

Ky fakt konfirmohet nga Zef Nikaj, avokati mbrojtjes i ministrit Lulzim Basha. Ne nje deklarate per mediat mbremjen e djeshme avokati i ministrit deklaronte se "sipas flete-thirrjes njoftohet klienti im Lulzim Basha te paraqitet me daten 27 nentor ne Prokurorine e Pergjithshme".

Kjo paraqitje sipas flete-thirrjes duhet te behet per t'u njohur me aktin e njoftimit te akuzes dhe per t'u marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit.

Pas shpjegimeve juridike qe jepen avokati mbrojtjes i ministrit Basha sulmon Prokurorine e Pergjithshme duke thene se keto veprime tregojne abuzimin me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te Kushtetutes.

Deklarata vazhdon duke thene se shperfillja e vendimeve te gjykates demostron qarte prapavijen e paster politike dhe prapaskenat politike si dhe perdorimin si mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme.

Ish-drejtori juridik Andi Toma dhe ish-ministri i Transporteve Lulezim Basha mbeten te vetmit zyrtare nen hetim per abuzimet me fondet ne rrugen Durres-Kukes.

Nderkohe qe dy ish zyrtaret e tjere, ish- zevendes ministri Armand Teliti dhe ish drejtoresha e Rrugeve Lejla Saraci qe prej te henes nuk jane me te pandehur.
 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›