Solana: EULEX në Kosovë sipas plan veprimit të BE-së
BRUKSEL- Përfaqësuesi i BE-së për politikën e Jashtme Havier Solana në një konferencë për shtyp në Bruksel deklaroi se "EULEX i do të vendoset në tërë territorin e Kosovës sipas planit të veprimit, miratuar kohë më parë nga Bashkimi Evropian". Deklarata e tij u bë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e NATO-s Jap de Hop Skefer, pak para se Ban Ki Moon të prezantonte vendeve të KS-së planin 6 pikësh të OKB-së për misionin EULEX.
I pyetur se a do të vendoset EULEX i në tërë territorin e Kosovës dhe cilat ligje do t'i zbatojë, Solana u përgjigj se kishte biseduar rreth kësaj çështjeje në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB së. "Pres që raporti të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk më takon mua të them se kur", tha Solana.
(s.g/BalkanWeb)