Withers: Gruaja shqiptare të kapërcejë pengesat
Sot në Tiranë u zhvillua Forumi i hapur me temë "Fuqizimi politik i gruas". Ambasadoi i SHBA, Withers përshëndeti forumin dhe kërkoi që gruaja shqiptare të realizohet pavarësisht paragjykimeve
TIRANE - Ambasadoi i SHBA në Tiranë, Jon Withers tha sot se Shqipëria ka patur gjithmonë gra të shquara dhe kontributi i tyre duhet të jetë më i lartë në forume të ndryshme dhe në Parlament. Deklarata e ambasadorit amerikan u bë sot në Forumin e Hapur me temë "Fuqizimi politik i gruas", që u organizua në Tiranë.
Në fjalën e tij përshendetëse, Ambasadori Withers tha se ky takim, duhet të shërbejë për të rritur më tej rolin e grave në këto forume, te cilat duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, për rolin dhe kontributin e tyre në të ardhmen.
Në këtë kuadër Withers përmendi shumë gra të shquara shqiptare, duke filluar nga mbretereshta ilire Teuta, motra e Skenderbeut Mamica, e shume të tjera, që bënë vepra të shquara për kohën kur jetonin.
" Tani- tha Withers- është koha ti japim shpresë grave të reja dhe është me rëndësi parësore arsimimi i tyre, që është themeli i të kuptuarit të gjithçkaje që dëshironi, është themeli i aftësive tuaja, për të aritur atë qe i keni vene qëllim vetes për të ardhmen."
Duke përmendur Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama që nuk u ndal para cdo pengese e paragjykimi, Withers theksoi se vetëm me vendosmëri ,duhet për të mos u ndalur para asnjë pengese gruaja shqiptare do mund të kontribuojë në zhvillimin e vendit, duke u bërë një aktor kryesor në të.
(d.b/BalkanWeb)