E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kartolina ime, me logon e Këshillit të Ministrave

Kryeministri Sali Berisha tha se do ti urojë shqiptarët me një kartolinë zyrtare e cila do të mbajë logon e Këshillit të Ministrave.

Berisha dha këtë përgjigjë pas pyetjes së gazetarëve se si do ti uronte shqiptarët, pas kartolinës që shefi i opozitës, Edi Rama publikoi online.

Berisha tha gjithashtu se do të përdorë mesazhet për urimet, pasi ka penetrim më të lartë në Shqipëri. Interneti tha kreu i qeverisë ka përdorim më të kufizuar, por nëse do të arrijë shifra më të larta, mund ta përdorë, shtoi ai, pasi është më i lehtë se sms-të telefonike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›