E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Berisha: Vërtetoi zhvillimin ekonomik të vendit

Tinanë- “Të dhënat e Censusit faktuan zhvillimin e vendit, në periudhën e tranzicionit”. Kështu ka deklaruar sot në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave.

Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit, Berisha deklaroi se vendi ynë sot ka një numër të madh ndërtimesh, krahasuar me vitet 1990 ku ishte më pas se Angola.

Nga viti 2001 në 2011 janë shtuar, janë ndërtuar plus 125 banesa për 1 mijë banorë. Pra shqiptarët bënë një kapërcim të fuqishëm në këto vite dhe kryesisht nga 2005 deri sot në fushën e shtëpive të banimit. Flitet për 1 milionë të varfër në këtë vend, me një aritmetikë fiks të 21 viteve më parë. E vërteta është se sot janë pronarë shtëpish shumë familje  shqiptare. Kjo arritje fatlume, nuk kanë qenë këto banesa luksi, vetëm një përqindje e vogël i përket borgjezisë së re, këto janë të burrave e grave që kanë punuar nga 18 orë në ditë, kanë sakrifikuar, kanë shpenzuar të gjitha kursimet dhe i kanë shndërruar në shtëpi të bukura- deklaroi gjatë mbledhjes kryeminsitri Berisha.

Po ashtu sipas kryeministrit, shqiptarët kanë ndërtuar në këto vite më shumë se të gjitha vendet anëtare të OECD-së.

Shqiptarët kanë ndërtuar në këto 10 vite më shumë se ckanë ndërtuar në 30 vite banesa për frymë, 25 kombe anëtarë të BE dhe OECD-së, kanë ndërtuar më shumë se të gjitha kombet anëtare të OECD në 20 vitet e fundit dhe kjo është një arritje historike për këtë vend- u shpreh Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti ’12, Berisha: Model i suksesshëm ekonomik Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se buxheti i vitit...
  2. Dita e Rinisë, Berisha: Të rinjtë, forcë e madhe në integrimin e vendit Tiranë- Shqipëria është vite drite larg asaj çka qënë me 8...
  3. Censusi, Berisha: Proces i lirë dhe modern Tiranë- Rezultatet paraprake të Censusit të publikuara sot u konsideruan...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›