E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ardhshëm, Topalli: Në bazë të Kushtetutës

Tiranë- “Zgjedhja e presidentit të ardhshëm do të bëhet duke iu referuar Kushtetutës së vendit.” Këtë deklaratë e bëri kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë analizës vjetore të institucionit që ajo drejton.

Ajo që unë besoj fort në ndërgjegjen time politike është respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Kushtetuta është kontrata më e rëndësishme që ne kemi me institucionet dhe me qytetarët.- Kushtetuta është shkruar mbi bazën e një konsensusi të gjerë. Kështu që respektimi i Kushtetutës është e vetmja rrugë që ne do të zgjidhim të gjithë axhendën e ardhshme të institucioneve të ndryshme- deklaroi Topalli, duke nënvizuar se 100-vjetori i Pavarësisë do të jetë ngjarja më kulmante e vitit 2012.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topalli: Krishlindjet, kapërcimi i së pamundurës Me rastin e Krishlindjeve kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka...
  2. Analiza e Kuvendit, Topalli: 2011-ta, viti i refromave të mëdha Tiranë- Ky vit është cilësuar si viti i reformave të...
  3. Topalli: SHBA aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit të sotëm...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›