E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i mbetjeve, Partia e Gjelbër: Referendumi do ti thotë JO

Tiranë- Referendumi do ti thotë një ‘JO’ të madhe ligjit të importit të mbetjeve. Kështu ka deklaruar Partia e Gjelbër përmes një deklarate për shtyp, në lidhje me kundërshtimin e ligjit të importimit të mbetjeve, të miratuar pak kohë më parë në Kuvend.

Në deklaratën e të gjelbërve mesohet se do të angazhohen strukturat e PGJ-së për të mbledhur 50 mijë firmat e nevojshme nga qytetarët, në mënyrë që ligji për importin e mbetjeve të marrë verdiktin e popullit.

Ky referendum do të hedhë poshtë ligjin e importit i cili tashmë është miratuar nga Parlamanti. Ky Ligj u miratua në vazhdën e vendimeve qe kemi hasur gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur, ku politika qeverisëse  ka marrë jo pak vendime në dëm të mjedisit duke thelluar akoma më shumë krizën ekologjike.- thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë së Gjelbër.

Sipas kësaj partie miratimi i ligjit në Kuvend tregon se vendimet që po ndërrmeren janë në dëm të mjedisit.

Kjo tregon dhe një herë se politikat qeverisëse për mjedisin janë thjesht një demagogji, pasi, ligjet dhe vendimet që miratohen jo vetëm nuk janë në harmoni me të por po thellojnë akoma më shumë këtë katastrofë mjedisore që kemi.- thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se referendumi është një nismë jetike për të ardhemn dhe mjedisin tonë.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligji për menaxhimin e mbetjeve, FRESSH proteston para parlamentit TIRANË Ligji për menaxhimin e mbetjëve (veç diskutimeve të...
  2. Ligji i “plehrave”, sot pritet miratimi në Kuvend Tiranë- Ligji për menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë pritet...
  3. Korçë, ndërtohet impianti për djegien e mbetjeve spitalore Korçë - Përpunimi dhe asgjesimi i mbetjeve spitalore në Korçë tashmë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›