E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Kelyshet e bllokut nuk kafshojne

Kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke përdorur një ton të ashpër ndaj tij.

“I nderuar zoti Ruci, kulishët e bllokut lehin dhe nuk hanë, zogjt e bunkerit nuk fluturojnë”, ka deklaruar Berisha, i cili i ka kujtuar Rucit edhe episode të së kaluarës.

“Me rroba grash je larguar ti nga Shqipëria. Me rroba grash të ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur me kostum grash. Pse i veshe është puna jote. Por për kërcënimet po ta them: këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë dhe nuk kafshojnë”, i është drejtuar Berisha Rucit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›