Videoja Meta–Prifti, debatet transferohen në Parlament
17/01/2011 Sot pritet firma e Presidentit Topit për ndryshimet në qeveri
Fundjava shkak i mosdorëzimit të protokolleve qeveritare në Presidencë
Propozimet e miratuara nga kryeministri Berisha pasditen e së premtes për ndryshimet në kabinetin ministror pritet ti paraqiten Presidentit të Shqipërisë në orët e para të ditës së sotme. Burime zyrtare pranë Presidencës njoftuan pasditen e djeshme se në tryezën e Presidentit të Shqipërisë nuk kanë mbërritur akoma propozimet e kreut të qeverisë për dekretimin e emrave të rinj që do të zëvendësojnë vendet vakante të krijuara pas dorëheqjes së parevokueshme të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Ilir Meta. Por sipas burimeve mësohet se propozimet do ti dorëzohen sot paradite Presidentit Topi. Gjithashtu mësohet se shkak i kësaj vonese është bërë orari zyrtar i dorëzimit të protokolleve, duke qenë se dhe miratimi i propozimeve nga LSI-ja është bërë në orët e para të pasdites së të premtes së kaluar si dhe pushimet e fundjavës, gjë që kanë sjellë dhe vonesat në dekretimin e emrave të ministrave të rinj nga ana e kreut të shtetit. Sipas burimeve nga legjislativi, në seancën plenare, e cila sipas Rregullores pritet të mblidhet sot, më 17 janar, do të votohen dekretet e Presidentit.
Ndryshimet në qeveri
Kryeministri Sali Berisha ka miratuar pasditen e së premtes propozimet e LSI-së për ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe ia ka përcjellë ato për dekretim Presidentit të Republikës Bamir Topi. Pas vendimit për dorëheqjen e parevokueshme të Ilir Metës nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, LSI-ja i dorëzoi kryeministrit të vendit propozimet: Edmond Haxhinasto të emërohet zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nasip Naço të emërohet ministër i Ekonomisë. Pas dekretimit nga kreu i shtetit këta dy emra do ti kalojnë për votim Kuvendit të Shqipërisë.
Seanca e sotme
Skandali i videopërgjimit Meta–Prifti, i publikuar pak ditë më parë nga “Top-Channel”, që solli dhe dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Ilir Meta, pritet të jetë kryefjala e diskutimeve në seancën e sotme plenare, që do të çelë siparin e punimeve parlamentare për këtë vit. Kështu, pas debatit mediatik të zhvilluar këto ditë, debati më i nxehtë i politikës do të kthehet në Parlament. Në këtë kontekst pritet që deputetët e opozitës ti orientojnë fjalimet e tyre gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës pikërisht në domosdoshmërinë e largimit të qeverisë Berisha dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht tani që sipas tyre video-përgjimi Meta–Prifti faktoi zhvillimin e aferave korruptive në nivelet më të larta të qeverisë. Nga ana tjetër, mazhoranca akuzon kreun e opozitës si të implikuarin kryesor në këtë video, që sipas tyre është e montuar nga Rama, dhe se ky i fundit është i lidhur në afera korruptive me mafien dhe krimin e organizuar.
Komisionet parlamentare
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se sot do të fillojnë nga puna edhe tri komisione parlamentare. Më konkretisht bëhet me dije se paraditen e sotme do të zhvillojnë punimet e para Komisioni për Çështjet Ligjore në Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në orën 9:00; Komisioni për Ekonominë dhe Financat në orën 10:00 dhe në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili pritet të miratojë kalendarin trejavor të punimeve të tij.
Rregullorja
Sipas burimeve nga legjislativi, në seancën plenare, e cila sipas Rregullores pritet të mblidhet sot, do të votohen dekretet e Presidentit. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 98 të saj parashikon procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit. Konkretisht, sipas këtij neni, “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Në të njëjtën mënyrë edhe dekreti i shkarkimit të Ilir Metës nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ai i ministrit të Ekonomisë dhe dekreti i emërimit të Haxhinastos dhe Naços do të ndjekin këtë rrugë. Në fund procesi do të mbyllet me votën e deputetëve, të cilët me shumicë të thjeshtë votash miratojnë ose rrëzojnë dekretin e kreut të shtetit. Pas betimit të dy zyrtarëve ata nisin menjëherë detyrën e re.
Dorëheqjet
Kjo është hera e tretë që Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare për shkak të përplasjeve politike në subjektet ku ai ka aderuar dhe drejtuar. Në janar të viti 2002 ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, ndërsa në korrik të vitit 2003 u dorëhoq nga posti i ministrit të Jashtëm, çka u pasua edhe me largimin nga PS-ja dhe krijimin e LSI-së. Ndërkohë që dorëheqja e tij nga postet që ka mbajtur është kërkuar më shumë se një herë nga kundërshtarët e tij dhe më së fundi nga PS-ja.
Rendi i ditës
Në rendin e ditës të seancës së parë për këtë sesion parlamentar katër janë çështjet që do të shqyrtohen e kalojnë për miratim: miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 23 dhe 27 dhjetor 2010; njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të programit të punës së Kuvendit për periudhën 17 janar–17 mars 2011; njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të kalendarit trejavor (17 janar–3 shkurt 2011) të punimeve të Kuvendit; akt normativ nr. 6, datë 22.12.2010, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2010 «Për buxhetin e vitit 2010», i ndryshuar”.