Ristani: Zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar
17/01/2011 Mandati i anëtarëve të KQZ-së përfundon me moshën e pensionit, që është 60 vjeç
“Subashi mbush 60 vjeç, kam informuar Kuvendin për t’i dhënë zgjidhje”
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një prononcim të dhënë dje për mediet njoftoi se ka kërkuar të shikohet pozicioni i nënkryetares së këtij institucioni Dëshira Subashi, duke qenë se mandati i saj është afër përfundimit. Në lidhje me çështjen kreu i KQZ-së Arben Ristani theksoi se ka vënë në dijeni Kuvendin e Shqipërisë, pasi është institucioni i Kuvendit ai që i jep një zgjidhje këtij problemi. “Kodi Zgjedhor ka një nen që thotë se mandati i anëtarëve të KQZ-së, përfshirë postin nënkryetarit dhe të kryetarit, përfundon me moshën e pensionit. Mosha e pensionit është 60 vjeç. Duke qenë se Subashi mbush 60-vjeçe, unë thjesht kam informuar Kuvendin dhe për sa i përket zgjidhjes që do t’i japë ky institucion këtij problemi unë jam krejtësisht indiferent", u shpreh kryetari i KQZ-së. Ndër të tjera në prononcimin e tij Ristani foli për punën e tij në krye të KQZ-së dhe në lidhje me vendimin për djegien e fletëve të votimit ai tha se ka zbatuar Kodin Zgjedhor të miratuar me konsensus të plotë mes vetë partive politike. “Jam përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të jem i baraslarguar nga partitë politike dhe e vetmja mënyrë është respekti ndaj ligjit dhe zbatimi strikt i tij. Interpretimi im i nenit për djegien e fletëve në Kodit Zgjedhor është ligjor e që nuk lë vend për të qenë interpretim ndryshe. Partitë bënë Kodin Zgjedhor dhe në fund të dhjetorit 2008 e miratuan me konsensus, ku vunë edhe një nen në fund, në të cilin thuhet se pas zgjedhjeve arkivohen materialet dhe fletët do të digjen. Mua më caktuan zbatimin e këtij kodi”, - shpjegoi Ristani.
Zgjedhjet vendore
Kreu i KQZ-së në fjalën e tij u ndal edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit, për të cilat u shpreh i bindur se forcat politike nuk do ta prishin procesin zgjedhor, pasi kjo do të ishte një vetëvrasje politike. “Nuk besoj se beteja do të jetë vetëm për Tiranën. E shoh si një betejë të përgjithshme. Partitë do të luftojnë për të gjithë territorin. Tirana ka rëndësi, pasi është kryeqyteti. Besoj se zgjedhjet nuk do të prishen, pasi për mendimin tim do të ishte vetëvrasje për të gjitha forcat politike. Pavarësisht se luftojnë me njëra-tjetrën, besoj se e duan vendin. Besoj se do të përpiqen të bëjnë zgjedhje të mira dhe ne do të përpiqemi të zbatojmë rregullat tona”, -mbylli fjalën e tij kryetari i KQZ-së Arben Ristani.