E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kemi dyfishuar parqet kombetare

Nje ekspozite me piktura dhe fotografi te peizazheve te natyres shqiptare eshte hapur nga Ministria e Mjedisit ne diten Boterore te Biodiveristietit. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili ka vizituar kete ekspozite, ka garantuar perpjekjet e qeverise per mbrojtjen e biodiversitetit. Kete e ka ilustruar me faktin e shtimit te siperfaqeve te parqeve kombetare, te cilat do te shtohen serish ne te ardhmen, si rruga me e sigurt e mbrojtjes se pasurive natyrore. "Shqiperia ka njerin prej biodiversiteteve me te fuqishme te kontinentit. Ka nje pasuri realisht te pashtershme, te pafundme te te gjithe spektrit te biodiversitetit, nga shpendet e lagunes se Karavastase, te poliflora e mahnitshme e Cajupit, apo Alpet", eshte shprehur gjate fjales se tij Kryeministri Berisha. Te dhenat e Ministrise se Mjedisit tregojne se Shqiperia shquhet per nje larmi te madhe biologjike dhe pejzazhore. Ne origjine te kesaj llojshmerie, qendrojne pozicioni gjeografik, faktoret gjeologjike, pedologjike, hidrologjike, relievi dhe klima.

Larmia e madhe e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemeve detare, bregdetare, laguna e vende te lageta), ofron nje larmi te pasur llojesh bimore dhe shtazore duke perfaqesuar rreth 30% te flores evropiane.

Biodiversiteti rekord ne luginen e Shkumbinit

Lugina e Shkumbinit dhe Liqeni i Ohrit, ato qe shenojne rekordin e shumellojshmerise se jetes se tokes dhe ujit, ose biodiversitetit, me mbi 3 mije lloje te ndryshme bimesh dhe mbi 700 lloje shtazoresh vertebrore. Cdo kush mund te shohe se Lugina e Shkumbinit ka nje riperteritje te bimesise ne cdo kohe dhe ne cdo vit. Flora dhe vegjetacioni i basenit ujembledhes Shkumbinit karakterizohen nga nje diversitet i larte bimesh dhe shkurresh te perbera nga lloje te ndryshme te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›