Lavdije Tare: "Do te eci ne kembe, jo me me autobus"
Lavdije Tare, banore prane zones se quajtur "Restorant Durresi", thote se sa here qe te kete mundesi apo qe nuk do t'i duhet te beje rruge te gjate, do te ece me kembe. "Nuk e perballoj dot rritjen e cmimit te biletave. Edhe ai sherbim qe ishte me cmim normal, tashme po rritet me 50 per qind", thote ajo. Kesisoj, Lavidja tregon se preferon me shume qe te kurseje duke ecur me kembe, sesa te shpenzoje para per t'u mbushur xhepat pronareve te autobuseve dhe Bashkise se Tiranes. "Problemi im eshte vetem kur shkoj qe te marr mbesen ne shkolle, sepse ajo eshte ne klasen e pare dhe pas nje mesimi te gjate, nuk mundet te ece ne kembe", thote ajo. Keshtu, ka menduar nje zgjidhje te mesme. Sa here qe te jete vetem dhe te kete rruge jo me te gjate se 3 apo 4 stacione, do te ece ne kembe. Ne kohen kur te coje dhe te marre mbesen nga shkolla, do ta beje zemren "gur" dhe do te marre autobusin kundrejt biletes 30 leke.
Bashkia, 15 te punesuar sezonale
Pesembedhjete te sapodiplomuar jane punesuar nga Bashkia e Tiranes per 6 muaj. Ata do te perfitojne rroge dhe sigurime shoqerore per keta muaj, ne kembim te kryerjes se praktikave profesionale, sipas specialiteteve dhe profesioneve perkatese. Kryetari i Bashkise, Edi Rama, pasi i ka pershendetur 15 vartesit me te rinj te tij, deklaroi se gjate shtate viteve te fundit, bashkia ka punesuar 250 studente te viteve te ndryshme qe kane kryer ketu praktikat e tyre te para te jetes dhe po ashtu dua te shtoj qe disa prej tyre, me pas kane konkurruar, kane fituar, kane filluar pune ne Bashkine e Tiranes. "Po fillojme te jetesojme nje program per punesimin e atyre qe e kane mbaruar shkollen, jo punesim sezonal per studente, qe eshte nje projekt tjeter dhe qe edhe kete vit si te gjitha vitet e tjera do te vazhdoje, por nje program i ri punesimi per ata qe kane mbaruar shkollen brenda apo jashte vendit dhe qe ketu mund te kryejne praktikat profesionale per gjashte muaj rresht", deklaroi Rama, duke premtuar vazhdimesine e projektit.