Meta: Trojet e fajdeve, abuzim i Berishes
"Zoti Berisha nuk na ndalon dot dhe nuk do ta na ndaloje, perkundrazi mund te na inkurajoje me shume, per te zbardhur gjithe aferen qe ai po kryeson, bashke me dhendrin e tij, per sa i takon projektit te njohur te bregdetit, ku njollat ne planimetri vendosen ne baze te aferave qe bejne paraprakisht, per te cilat besoj se zoti Berisha ka dijeni dhe per te cilen ka dijeni te gjithe banoret e bregdetit, qe jane ngritur per te mbrojtur trojet e tyre dhe qe ne do t'i mbeshtesim". Ky ka qene paralajmerimi njekohesisht dhe akuza e radhes e kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, per kreun e ekzekutivit, Sali Berisha. Nje reagim i tille e mori spunton nga shfuqizimi i nje projektligji te miratuar ne kohen e qeverisjes se tij si kryeminister, ligj per te cilin Berisha u shpreh se ishte bere per interesa personale te kryeministrit. Duke iu kunderpergjigjur kesaj deklarate, Meta theksoi se "ne rast se do te kisha nje sinkron nga zoti Berisha, ju siguroj se ai do te ishte paditur qe sot ne gjyq. Nese zoti Berisha ka vertet prova, te cilat kane te bejne me perfitime te ish-kryeministrit Meta, apo te kujtdo qofte, ne ate kohe dhe ne cdo kohe, duhet t'i coje ne Prokurori".