Rritja e biletave, kushtet e urbaneve te njejta
Luljeta Ndoka
Kushtet e autobuseve urbane nuk do te permiresohen. Lajmin e ben te ditur, nje dite pas vendimit per rritjen e tarifave nga Keshilli i Ministrave, Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Transportit Urban. Hyka deklaron se deshira per te permiresuar situaten ne sherbimin e transportit qytetes eshte e madhe, por kjo nuk eshte e mundur, per shkak te anes financiare.
Kushtet
Te gjithe qytetaret, qe jane munduar ta mirekuptojne vendimin e qeverise me shpresen se kushtet ne autobuse do te ndryshojne, gabohen. Ato do te vazhdojne te mbeten si me pare. Kjo, per shkak se rritja e tarifes se biletes nuk mjafton per te ndermarre sherbime te tilla "luksi", ne gjendjen qe ndodhen operatoret private. "Me parate qe mund te mbledhim nga tarifat e rritura te biletave njeudhetimeshe dhe te pajtimit mujor, thjesht do te mund te perballojme rritjen e cmimit te karburantit, pra, do te mbulojme vetem shpenzimet e perditshme. Ndersa, per te permiresuar infrastrukturen, as qe behet fjale", thote Hyka. Operatoret private, sipas tij, jane zhytur ne borxhe, per shkak te deficiteve te krijuara per muaj me radhe, dhe me leket qe do te mund te mblidhen, do te fillohet nga larja e borxheve ne vlera miliona leke.
Subvencionimi
Megjithate, nese Keshilli i Ministrave do te kishte miratuar te gjitha pikat e hartuara ne bashkepunim me Ministrine e Financave, gjendja do te ishte ndryshe. "Qeveria nuk miratoi nje pike mjaft shqetesuese per ne, qe lidhet me subvencionimin e kategorive qe e perfitojne sherbimin e transportit urban falas. Keshtu, ne ende do te kemi probleme nga kjo kategori, e cila na shkakton humbje te medha", thote sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Transportit Urban ne Tirane, Kujtim Hyka. Sipas tij, qeveria duhej te kishte miratuar piken per subvencionimin nga shteti, atehere gjendja e transportit qytetes do te arrinte ne nje etape tjeter, ate te permiresimit te kushteve dhe shmangies se kaosit qe ka mbreteruar per gjithe keto muaj ne kryeqytet. Nje tjeter propozim, i cili nuk eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave, ishte qe kompetencat per caktimin e tarifave t'i delegoheshin Keshillit Bashkiak. "Keshilli i Ministrave nuk mund te mblidhet sa here qe ne kete pike paraqiten probleme. Ndersa, nese kjo ceshtje i delegohet Keshillit Bashkiak, atehere problemi eshte me i menaxhueshem", thote sekretari i Shoqates se Transportit Qytetes, Kujtim Hyka. Sipas tij, gjerat do te vihen ne rruge te mbare dhe Tirana do te kete shanse per zgjidhjen e problemit te transportit, gje qe eshte emergjente. Deri tani, shoqata ka pasur nje sere problemesh me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, e cila, per hir te se vertetes, nuk ka treguar gatishmeri. Madje, ky institucion i ka dhene te drejten e shperndarjes se aboneve subjektit "Shpresa-Al", i cili eshte licencuar vetem per linje rrethqytetese dhe jo qytetese.
Kontroll fizik personave qe udhetojne falas
Shoqata e Transportit Urban thote se eshte mire qe kategorite e qytetareve qe perfitojne sherbim falas, te pajisen me deshmi nga ministrite perkatese. Behet fjale per shoqaten e veteraneve, per shoqaten e invalideve te punes, shoqaten e te verberve, si dhe per nje kategori tjeter qe jane studentet. Duhet te jene keto ministri qe te financojne deshmite per keto kategori
Abonete, merr fund vonesa e tyre
Megjithate, cdo e keqe, shoqerohet nga nje e mire. Gjeja me pozitive qe vjen nga vendimi i qeverise per rritjen e tarifave te sherbimit te transportit, eshte fakti qe mendohet te mos perseriten me vonesat qe u vune re qe ne muajin e pare te vitit 2008. keshtu, shoqata kombetare e transportit urban premton korrektesi, sipas kontrates se nenshkruar me Bashkine e Tiranes