Rexhepi Force proporcionale ndaj serbeve

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka deklaruar se KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës duhet të përdorin forcë proporcionale ndaj protestuesve serbë në veri.
I cituar nga “RTK”, Rexhepi ka vlerësuar se vetëpërmbajtja maksimale e ushtarëve të KFOR-it u ka krijuar serbëve idenë se mund të bëjnë atë që dëshirojnë.
“Unë disa herë e kam thënë se KFOR-i dhe policia duhet të përgjigjen në mënyrë proporcionale në vartësi të situatës. Por, nëse dikush është shumë i dhunshëm dhe rrezikon jetën e ushtarëve të KFOR-it, atëherë ne do të përdorim të njëjtën gjuhë”, ka pohuar Rexhepi.
Më Nëse dikush është shumë i dhunshëm dhe rrezikon jetën e ushtarëve të KFOR-it, atëherë ne do të përdorim të njëjtën gjuhë
Bajram Rexhepi
Ministër i Brendshëm i Kosovës tej ministri i Brendshëm ka shprehur bindjen se pavarësisht rezistencës së grupeve radikale serbe, në veri të Kosovës do të vendoset rendi dhe ligji.
“KFOR-i, EULEX-i dhe policia do të ndërmarrin masa të përbashkëta që përkundër rezistencës në veri, qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë, siguria, rendi dhe ligji”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai ka nënvizuar se vendi i ka të gjitha potencialet për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe që në bashkëpunim me KFOR-in t’u tregojë serbëve se nuk mund ta mbajnë atë në duart e tyre.
“Veprimet e policisë së Kosovës do të jenë të koordinuara me KFOR-in dhe EULEX-in, prandaj situata do të menaxhohet bashkarisht në mënyrë që të mos përshkallëzohet”, ka shtuar Rexhepi.
Reagimi i Rexhepit vjen pas ngjarjeve të së hënës, kur në mëngjes u plagosën me armë zjarri dy ushtarë të KFOR-it, ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes edhe 20 ushtarë të tjerë nga dhuna e serbëve. Veriu i Kosovës
Tadic: Të hiqen barrikadat
Kosovë, veriu gdhihet i qetë
Krasniqi: Kriminelët po fitojnë guxim
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri dhe ekipi i saj nisen në Bruksel
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë. Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born. Rama vazhdon vizitën në Kosovë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre. AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme. Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.
Lajmet kryesore
Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut
Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Tadic: Të hiqen barrikadat
Iranianët bastisin ambasadën britanike
Kosovë, veriu gdhihet i qetë