Iranianet bastisin ambasaden britanike

Një turmë protestuesish në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, kanë hyrë me forcë në kompleksin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar gjatë një proteste anti-britanike.
Sipas raportimeve të BBC, studentë militantë kanë hequr flamurin britanik nga ndërtesa, e kanë djegur atë dhe e kanë zëvendësuar me flamurin iranian.
Veprimet e tyre janë transmetuar direkt nga televizioni shtetëror iranian, teksa godisnin me gurë dritaret e ambasadës duke thyer xhamat e tyre.
Agresioni vjen pasi Irani vendosi të reduktojë lidhjet me Britaninë e Madhe, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur sanksione të tjera ndaj tij.
Studentët janë përleshur me policët anti-turmë dhe kanë bërtitur parulla të tipit “Të marrim ambasadën britanike” dhe “Vdekje Anglisë”.
Përvec parullave, raportohet se një protestues ka valëvitur një pikturë të grisur të mbretëreshës Elizabeth II.
Ndërkohë, punonjësit e ambasadës janë arratisur nga një dalje dytësore, ndërsa nuk dihet nëse ambasadori britanik ishte i pranishëm në seli në momentin e sulmit.
Ditën e diel, parlamenti i Iranit votoi me shumicë votash reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo, pasi Departamenti britanik i Thesarit vendosi sanksione ndaj bankave iraniane javën e kaluar, me pretendimin se favorizojnë brogramin bërthamor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut
Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Kosovë, veriu gdhihet i qetë