E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kercenimet e Rames, s'dorezohemi

Ne 20-vjetorin e themelimit te deges se Partise Demokratike ne Berat, kryeministri Sali Berisha i beri te ditur kundershtarit te tij Edi Rama, se nuk i hap rruge atij. Duke iu drejtuar gjate dhe kritikuar per qendrimin e fundit te deputeteve socialiste ne seance plenare, Berisha theksoi se pas tentativave per bllokim te vizave, te kerkesave per hetim pa fakte, tashme Rama, po kerkon nderprerjen e fjales se kryeministrit ne Kuvend. Nga ana tjeter, kryeministri i beri te qarte kreut socialist, se nuk mundet ai te kercenoje, as kryeministrin, as mazhorancen. "I them shokut Edvin se me kercenime as ai, as eterit e tij, dhe vete Enverin te ngreje nga varri, ne nuk kercenohemi. Jemi njerez te lire dhe jemi te vendosur qe me 8 maj do te zhvillojme zgjedhje te shkelqyera te fitojme Tiranen, Beratin etj", beri te qarte kryeministri. Ai theksoi se ne asnje rast, nuk do te mund te kete hetime pa fakte, komisione hetimore pa prova dhe fakte, sic ndodhte ne komunizem, por vetem te bazuara ne ligje dhe ne kushtetute. "Ne se ti Edvin Kristaq Rama, per dy vjet me radhe, akuzon voten e shqiptareve pa asnje fakt, akuzon 20.000 komisionere socialiste, ta dish une nuk te hap rruge ty. Nuk te hap rruge, se ti akuzove babane tend si atin e djalit tend, se ti zhveshe lakuriq bashkeshorten, sepse ne para se te jemi partiake, ne jemi shqiptare, jemi prinder. Po ti nuk i njeh keto vlera. Ti per 10 vjet, nuk i ke dhene kafshaten djalit tend, manipulove dhe falsifikove videon, por kur ia ben kryeministrit, imagjino se cfare mund t'u besh shqiptareve", reagoi ashper kryeministri. Nga qyteti i Beratit, ai iu drejtua Rames, se nuk ka te ardhme dhe se urdheroi deputetet e tij qe ne Kuvend t'i nderprisnin fjalen kryeministrit. "Fjala e lire eshte themeli i te gjitha lirive, mjere ai qe i prek ato. Po nuk ka lindur ai dhe s'do te linde, qe te me nderprese fjalen mua, se fjala eshte e lire. I them nga kjo tribune, kurre mos votoje per Sali Berishen, nese nuk eshte me keto parime. Imagjinoni sikur ky te behet kryeminister i vendit, nje shoqate me foto nudo te tij te dale ne rruge. U ndala ne keto aspekte, per t'ju garantuar ju, socialiste e demokrate, se nuk kam asgje personale, se nuk i eshte bere asnje akuze, e pabazuar ne fakte, por nuk mundet qe ne te pranojme skandale te tilla. Si prano asnje njeri i qyteteruar", vijoi Berisha ne fjalen e mbajtur ne Berat me rastin e themelimit te deges se PD-se ne kete qytet. Berisha permendi serish faktin se ne kohen kur te gjithe shqiptaret prisnin liberalizimin e vizave, opozita u angazhua me gjithe forcen e saj kunder ketij procesi. Sipas kryeministrit, socialistet bene cdo gje, bojkotuan Parlamentin, ndermoren greven e urise, greven e orgjise edhe pse hanin rregullisht dhe pa nderprerje, por nuk ja dolen. R. Rapushi

Vizat
"Duke deklaruar se heqja e vizave eshte fundi i tyre, bene cdo gje, bojkotuan Parlamentin qe te bindnin Evropen se ky vend nuk behet, bene greve urie, greven e orgjise, sepse hanin rregullisht dhe pa nderprerje. Ndermoren vallen e kutive, "Cliro vizat dhe hap kutite". Por a mund te pranoja qe nebllokmenet te perdhosnin voten tuaj",-tha Berisha.

Kryeministri: Monton videon kunder Sali Berishes, i afte te trillosh cdo gje
"Nese t'i monton video, more mjeran, cfare do u besh qytetareve te ketij vendi. Ti nuk ke te ardhme, sepse eshte kulture e eterve te tu. Kurre nuk kam mbajtur pergjegjes djalin per babain, por ai eshte i ati i klonuar. Sepse kur shembej Muri i Berlinit i ati firmoste varjen e Havzi Neles, ky tani monton videon, une skam c'bej. Une ia respektoj familjen", deklaroi Berisha. Ai nenvizoi se "tre dite pas dasmes se fundit, ai gjeti Shkelzen Abdullah Berishen per ta paraqitur si djalin tim. I them Edi Rames, s'te hap rruge se ke akuzuar babain si babain e djalit. Mbi kete baze ti akuzon gjithe te tjeret, monton videon kunder Sali Berishes. Keshtu ti deshmon se je i afte te trillosh cdo gje. Per Shkelzenin e Abdullahut nxjerr tenderat e tij sikur te ishin te djalit tim".

"Do te rrisim cdo vit pagat dhe pensionet, do te ndertojme rruge"
Para banoreve te Beratit, kryeministri Sali Berisha, premtoi dje se qeveria qe ai drejton jo vetem qe do te rrise si cdo vit pagat dhe pensionet, por do te permiresoje edhe infrastrukturen rrugore. Ne 20-vjetorin e themelimit te deges se PD-se ne Berat, Berisha tha se do te rikontruktohet plotesisht rruga Berat-Lushnje si dhe ne cdo fshat te ketij qarku, do te permiresohet infrastruktura rrugore. ".Garantojme cdo fshat te ketij qarku, qe do te bejme cdo gje per permiresimin e infrastruktures se tyre. Kete vit, do te rrisim rrogat dhe pensionet. Do mundesojme qe cdo i ri dhe e re te mbaroje universitetin. Ne ecim me besim te madh, se zhvillimet do te jene me te medhate se cdo vit tjeter. Ky eshte viti i Shqiperise ne turizmin e mbare botes", u shpreh optimist kryeministri. Sipas tij, fale reformave te kesaj qeverie, Bashkimi Evropian nje muaj me pare hoqi vizat per shqiptaret. Akt qe sipas tij, u more vetem me merite dhe u bazua ne reformat e thella dhe te gjithanshme te qeverise. "Ne ja dolem qe me reforma te bindim cdo qeveri dhe parlament ne Evrope. Sot jemi me te fuqishem se kurre. Ky vit do te jete viti i arritjeve tona me te medha",-theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›