Shorti per anetarin e shtate, PD Tiranen, PS Durresin
Anetarin e shtate te Komisionit Zonal te Administrimit Zgjedhor (KZAZ) ne Tirane, do ta kete Partia Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, hodhi dje shortin per zonat ku dy forcat e medha politike PD-PS do te kene kryesimin e komisioneve zonale te administrimit te zgjedhjeve. Sipas ketij shorti, bashkia me e madhe ne vend, i ra Partise Demokratike, e cila ne baze te ketij shorti do te kete kryesimin e KZAZ-se ne kryeqytet. Me konkretisht, sipas shortit te hedhur dje, ne mungese te anetareve te propozuar nga Partia Socialiste ne kete komision, KZAZ-te me numer rendor tek, do te propozohen nga Partia Demokratike, si ato ne Tirane, Berat, Vlore etj. Ndersa ne KZAZ-te me numer rendor cift si Durresi, Elbasani, Fieri apo Shkodra etj, do te zgjidhen nga Partia Socialiste. Sipas Kodit Zgjedhor, shorti per anetarin e shtate te KZAZ-ve, hidhet midis Partise Demokratike te Shqiperise, si parti e pare e shumices parlamentare dhe Partise Socialiste te Shqiperise, si parti e pare e opozites parlamentare. Jane 66 komisione zonale te administrimit te zgjedhjeve ne te gjithe Shqiperine ne varesi te te cileve do te jene qendrat e votimit ne zgjedhjet lokale te 8 Majit. Sipas Kodit Zgjedhor, 3 anetare te KZAZ-se i takojne PD-se dhe 3 PS-se, ndersa kryetari qe eshte edhe anetari i shtate, ndahet me short mes tyre. E gjithe kjo procedure u zhvillua dje, serish ne mungese te tre anetareve te KQZ-se, Deshira Subashit, qe eshte njekohesisht edhe nenkryetare e Komisionit Zgjedhor si dhe Artan Lazes dhe Pandeli Varfit. Ne fakt, te zgjedhurit nga opozita ne kete komision, mungojne ne mbledhjet qe zhvillohen qe prej 12 janarit. E njejta gje pritet te ndodhe edhe ne mbledhjen e sotme, ku pritet te diskutohet dhe votohet modeli i kerkeses ankimore ne rruge administrative te vendimeve te KZAZ-se dhe KQZ-se, pas zgjedhjeve te pushtetit lokal te 8 Majit. Sipas ketij projekt-vendimi qe bazohet ne Kodin Zgjedhor, cdo subjekt zgjedhor, t? cilit i cenohen interesat e tij te ligjshme si dhe individet ose partive politike qe u eshte refuzuar kerkesa per regjistrim si subjekt zgjedhor, kane te drejte te ankohen kunder vendimeve te KZAZ apo te vet KQZ-se sipas nenit 123 te Kodit Zgjedhor, ne KQZ, brenda tre diteve nga marrja e vendimit. Neni 126, pika 1 e Kodit Zgjedhor, parashikon se kerkesat ankimore duhet te permbajne emrin e plote te subjektit zgjedhor ankues dhe adresen e tij, bazen ligjore, referimin te vendimi qe ankimohet, pershkrimin e shkurter te shkeljes se pretenduar, pershkrimin e fakteve, argumenteve dhe dispozitave ligjore tek te cilat ai mbeshtet ankimin dhe tregimin e provave te cilat kerkon te marre gjate procesit te shqyrtimit te ankimit, si dhe burimin e tyre. R.Rapushi
Mungesa
Prej gati nje jave, tre anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te propozuar nga opozita, nuk marrin pjese ne asnje mbledhje. Qe nga 12 janari, Deshira Subashi, Artan Laze dhe Pandeli Varfi, bojkotojne mbledhjet e KQZ-se edhe pse jane anetare te ketij komisioni.
KQZ: Cfare do te miratohet sot
Neni 126, pika 1 e Kodit Zgjedhor, parashikon se kerkesat ankimore duhet te permbajne elementet e meposhtem:
a) Emrin e plote te subjektit zgjedhor ankues dhe adresen e tij;
b) Bazen ligjore;
c) Referimin te vendimi qe ankimohet;
c) Pershkrimin e shkurter te shkeljes se pretenduar;
d) Pershkrimin e fakteve, argumenteve dhe dispozitave ligjore tek te cilat ai mbeshtet ankimin;
dh) Tregimin e provave te cilat kerkon te marre gjate procesit te shqyrtimit te ankimit, si dhe burimin e tyre;
d) Daten dhe firmen e ankuesit.