Berisha: Kerkoni falje per Kaskaden e Devollit, u porositen 6 turbinat Eglantina Nasi
“Nje lajm i mire! Porositen 6 turbinat e Kaskades se Devollit!”. Keshtu ka shkruar dje ne rrjetin social Facebook, kryeminsitri Sali Berisha, duke e cilesuar kete hap te hedhur mbi realizimin e ketij projekti madhor energjetik, si nje lajm shume te mire per Shqiperine. Dhe duke apeluar nga ana tjeter, ndaj te gjithe atyre qe kane treguar mosbesim ndaj venies se tij ne zbatim. “Ata qe e quajten mashtrim elektoral, te kerkojne ndjese”, ka shkruar saktesisht kreu i qeverise, lidhur me nje fakt te tille. Teksa ka argumentuar se kjo qe ka ndodhur, perben ne fakt nje hap madhor ne realizimin e ketij projekti me rendesi energjetike per vendin tone, e si i tille, meriton ndjese nga ata qe kane folur kunder tij. “Ky eshte nje hap tjeter madhor ne ndertimin e Kaskades se Devollit nje investim ne teresi prej rreth 1 miliard eurosh. Kompania norvegjeze Statkraft, njeshi ne bote ne ndertimin e hidrocentraleve dhe qe ka marre me koncesion ndertimin e tre hidrocentraleve ne kete kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom, edhe kjo, lider boteror ne prodhimin e turbinave”, ka shtuar gjithashtu ai. Per te saktesuar, se ky ne fakt, eshte edhe investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi. Dhe duke permendur si perfitime konkrete prej tij, ate te punesimit te mijera njerezve, por edhe shtimit te nje sasie te madhe prodhimi te energjise elektrike ne vendin tone. “Ndertimi i Kaskades se Devollit filloi me 13 maj 2013. Ajo do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfra te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre, shtohet me 700 Gvh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend”, ka theksuar lidhur me kete ceshtje, kreu i qeverise ne komentin e tij ne “Facebook”. Ndersa ne fund te tij, ai nuk ka lene pa permendur edhe kontributin e qeverise se drejtuar prej tij ne mundesimin e venies ne jete te nje projekti madhor energjetik per vendin, sic eshte ne rastin konkret, ai i Kaskades se Devollit. “Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se Partise Demokratike ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin tone ‘Shqiperia, vend i zhvilluar”, lidere ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere!”, perfundon mesazhi i kryeministrit te vendit, lidhur me kete ceshtje.