E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë-Durrës, aksident rrugorplagosen 6 familjarë, 3 fëmijë

TIRANË - DURRËS - Aksident rrugor regjistrohet sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, në të cilin ka mbetur e aksidentuar një familje me 6 vetë, 3 prej të cilëve fëmijë, të cilët ishin nisur drejt plazhit të Durrësit.

Aksidenti ndodhi 2 km larg Tiranës, teksa automjeti familjar u përplas me një furgon. Ende nuk dihet identiteti i personave të aksidentuar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›