E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 180 mije votat e LSI vendimtare per rotacionin Rozeta Rapushi



Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta, zhvilloi dje nje takim me strukturat e partise ne Pogradec, nga ku u shpreh se kontributi i LSI-se ka qene i jashtezakonshem per te gjithe koalicionin e “Aleances per Shqiperine Evropiane”. Gjate takimit falenderues me strukturat e ketij rrethi, Meta tha se 180.000 votat e LSI, kane qene vendimtare per fitoren dhe rotacionin qeverises. “Natyrisht qe kontributi i LSI-se nuk ndalet ketu perkundrazi 23 qershori eshte vetem stacioni i radhes ne angazhimin tone si force politike per te transformuar vendin, per ta bere ate nje vend plotesisht evropian, te standardeve evropiane. Ne i kemi treguar aftesite tona ne te kaluaren dhe do t’i tregojme akoma me shume tani. 180.000 vota dhe 16 mandate, eshte nje rezultat i jashtezakonshem”, - u shpreh dje Meta nga Pogradeci. Tashme sipas tij, sfida jane zgjidhja e problemeve qe ka vendi, permiresimi i qeverisjes dhe administrimi i te gjithe besimit te dhene nga vota. Ne kete kuader, Meta tha se LSI tani ka marre ate shpejtesine e duhur per te ecur drejt atyre objektivave qe do ta shnderrojne ne nje force akoma edhe me te fuqishme, akoma edhe me shpresedhenese, ne nje garanci te fuqishme per normalitetin e jetes politike ne vend, per stabilitetin e vendit, per zhvillimin e tij, per integrimin e tij e sidomos per punesimin e te gjithe shqiptareve. “Prosperiteti dhe e ardhmja ndertohen vetem me pune, dhe eshte detyra jone ne radhe te pare t’i japim mundesi njerezve qe te punojne”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-se tha se 23 qershori do te mbetet ne historine e LSI-se si nje moment ringritjeje te panderprere ne emer te se ardhmes. “Per mua eshte nje kenaqesi qe te vij gjithmone ne Pogradec. Kjo ishte nje kenaqesi e vecante sepse eshte pas nje fitoreje teper te spikatur. Ju falenderoj shume per punen qe keni bere, per angazhimin tuaj. Mendoj se 23 qershori do te mbetet ne historine e forces sone politike si nje moment ringritjeje te panderprere ne emer te se ardhmes dhe ne emer te te rinjve dhe te rejave te cilet paten nje rol te jashtezakonshem per kete shtim votash te LSI-se anembane vendit. Ata shohin te ardhmen dhe perspektiven e tyre tek LSI-ja, sic e shohin edhe prinderit per femijet e tyre”, - tha Meta. Ai falenderoi te gjithe banoret e ketij qyteti per angazhimin dhe per kontributin tuaj per rezultatin teper pozitiv qe LSI arriti ne te gjithe Rrethin e Pogradecit, afro 6 mije vota. Nje rezultat, qe sipas Metes, mban nje peshe te vecante ne te gjithe suksesin qe kjo force politike arriti ne Qarkun e Korces por edhe ne te gjithe vendin. “Kane qene zgjedhje te veshtira por ne kemi qene te pergatitur dhe kemi pasur besim te plote se keto do te ishin zgjedhje te cilat do te tregonin vitalitetin e Levizjes Socialiste per Integrim, fuqine e saj, perspektiven qe ajo ka dhe qe do t’i sherbeje te gjithe vendit”, - nenvizoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›