Berisha: Këto 100 ditë, përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve

FOTOTTiranë, 28 Dhjetor NOA Foto Update Kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për 100 ditët e punës së qeverisë që ai drejton, ku aktualisht po flet mbi reformat e kryera në këtë periudhë. Berisha foli për afro 300 ligje, vendime dhe dekrete, të miratuara të gjitha, me synimin për zhvillimin e vendit. Për kryeministrin, këto 100 ditë ishin përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kryeministri veçoi dhe rëndësinë që ka në kuadrin e zhvillimeve të këtyre 100 ditëve edhe koalicioni me LSI, forcë politike që i përket të majtës. Sipas Berishës, ky koalicion lindi si pasojë e leximit të përgjegjshëm të verdiktit të popullit si nga PD dhe nga LSI. Berisha tha edhe se 100 ditët që lamë pas është periudha më e rëndësishme sa i përket vendimeve që Bashkimi Evropian ka marrë për vendin tonë. e.r/NOA Vijon...