E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kulmi i krizës, Berisha po flet për suksese imagjinare

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update Kryeministri Berisha flet për suksese imagjinare të qeverisjes së tij, në një kohë kur vendi gjendet i zhytur në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë një konference në përgjigje të arritjeve që përmendi dje Berisha për 100 ditëshin e parë të qeverisjes, kreu i opozitës, Edi Rama.

Sipas INSTAT, që është bërë njësoj si TVSH për deklaratat e qeverisë, rritja ekonomike është më e ulëta që nga viti 1997. Ekonomia jonë ka hyrë në një krizë të pashoqe, më e madhe nga sa thotë INSTAT, tha Rama. Më pas, ai shtoi se rënia e hyrjes së valutës do të paralajmërojë kohëra të zymta në janar. Duke iu referuar raportit të Eurostatit, fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta, 25 %. Më e ulët edhe se e vetë Bosnjë-Hercegovinës me 30 %, vuri në dukje më pas Rama. Në fund, ai deklaroi se kjo qeveri e palegjitimuar nga zgjedhjet, e cila është shpallur rrezik kombëtar nuk ka asnjë të përbashkët me qeveritë evropiane. Berisha e fsheh me fjalë, por nuk e fsheh dot më krizën para fakteve. De fakto jetojmë përditë në kushtet e një grushti shteti, nga një qeverisje të kthyer në një regjim, u shpreh ai. n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›