Berisha: Në 100 ditë u arrestuan 28 zyrtarë, mes tyre gjykatës e prokurorë

Tiranë, 28 Dhjetor NOA Këto 100 ditë janë arrestuar me vendim gjykate, plot 28 zyrtarë shteti, por këtë herë, mes tyre dhe gjykatës e prokurorë, çka për Berishën do të thotë se gërshërët e ligjit po shtrihen tek ata që abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pohimet e Berishës u bënë pak çaste më parë gjatë një konference për shtyp që po vazhdon në kryeministri, për 100 ditët e qeverisë së Integrimit Evropian.
Berisha foli mbi ligjin Antimafie që sapo është miratuar, duke shprehur sigurinë se do të bëjë të mundur çmontimin me darën e ligjit, një nga një të pronave të mafies. Berisha komentoi dhe shtyrjen me tre vjet të tjera të moratoriumit antiskaf, duke pranuar fillimisht se lufta kundër mafies është një betejë e vështirë. Kurse menjëherë më pas, tha: Vendosmëria jonë është e plotë dhe totale që ta godasim atë në mënyrë frontale, absolutisht pa asnjë tendencë politike, por do të shkatërrojmë me forcën e ligjit çdo mburojë politike të saj. e.r/NOA Vijon... Lexoni lajmet pararendëse: Berisha: Këto 100 ditë, përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve Berisha: Rama kërkon ta shndërrojë Parlamentin në gjykatë