Rama: Vendi në krizë, Berisha foli për suksese imagjinare

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot pas analizës që i bëri dje kryeministri Berisha 100 ditëve të qeverisjes së tij, duke theksuar se kryeministri foli për një sukses imagjinar.
Në një konferencë për shtyp, kryesoacialisti deklaroi se Shqipëria e vitit 2009-të ka qenë më e korruptuar, edhe pse Berisha flet për luftë ndaj korrupsionit. Rama tha se vendi është në krizë, edhe pse Berisha flet për sukses. "Ekonomia ka hyrë në një krizë të pashoqe. Ka pasur një renie agresive ekonomike që e vuajnë familjet shqiptare që nuk kanë lidhje me oborrin kryeministror. Fuqia blerëse në vend është më e ulëta në Evropë", u shpreh ai.
Sipas Ramës, kutitë e votimit nuk hapen nga Berisha sepse e di që aty mban të fshehur vullentin e shqiptarëve.
Kreu i selisë rozë theksoi se nuk do ketë dialog për të shpëtuar pushtetin dhe se opozita nuk ka faj për krizën. Rama pohoi se protestat e opozitës do vazhdojnë deri në hapjen e kutive dhe do kërkohet largimi i kësaj qeverie.