E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Këto 5 vite, në bregdet është investuar 30 herë më shumë se më parë

Jalë, 11 Gusht, NOA Këto 5 vite, në bregdet është investuar më shumë se 70 vitet e mëparshme të marra së bashku. Investimet në fushën e turizmit gjatë këtyre 5 viteve, janë mbi 30 herë më të mëdha, sesa 8 vitet e tjera të marra së bashku.

Kështu është shprehur në fjalën e tij kryeministri Berisha gjatë inaugurimit të përfundimit të dy rrugëve që zbresin në bregdet, rrugën e plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë; investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 300 milion lekë, që sipas tij e ka bërë tepër të lehtë arritjen e këtyre plazheve.

Fillimisht, kryeministri u ndal në fshatin Vuno, ku inauguroi rrugën në Jal, duke e konsideruar një nga rrugët më të bukura që e lidh atë me rrugën kombëtare, investim prej 210 milion lekë.

Investimet në këtë fshat nuk kufizohen vetëm në rrugën, por është investuar edhe në ujësjellës dhe me një modifikim të ri të projektit, të tre lagjet e tij do të marrin ujë 24 orë, investohet në sheshin dhe në të gjithë infrastrukturën e këtij fshati. Ne po investojmë në këtë bashki gjerësisht, në mënyrë që të harmonizohet bukuria natyrore përrallore, shpirti fisnik dhe punëtor i këtyre njerëzve, me infrastrukturën europiane që këta meritojnë, u shpreh kryeministri.

Më pas, kryeministri u ndal në Livadhë, ku inauguroi rrugën që të çon në këtë plazh. Në përshëndetjen drejtuat banorëve, por edhe vizitorëve që kishin zgjedhur këtë plazh për të pushuar, ai tha se këto dy rrugë, ndryshojnë në mënyrë rrënjësore infrastrukturën e dy zonave.

Kënaqësia ime madhe është se së bashku, gjatë 5 viteve të fundit, ne ia dolëm të ndryshojmë bregun në mënyrë përfundimtare. Këto 5 vite, në bregdet është investuar më shumë se 70 vitet e mëparshme të marra së bashku. Vetëm 4 vite më parë, udhëtimi Vlorë-Sarandë, për shkak të rrugës, ishte një ndër udhëtimet më të mundimshme. Por vetëm dy vite më parë, për banorët e këtyre zonave zbritja në det ishte sërish një udhëtim i mundimshëm. Sot, situata është krejtësisht tjetër. Në këto 4-5 vite, në Himarë është investuar dhjetëra herë më shumë, sesa të gjitha vitet e tjera të marra së bashku, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Sipas tij, në Himarë, janë rindërtuar, asfaltuar apo hapur rreth 62 kilometra rrugë, nga të cilat 22 kilometra është rruga kombëtare Dhërmi-Borsh, ndërsa të tjerat janë të gjitha rrugë të fshatrave që zbresin drejt detit. Investime të mëdha janë bërë në shëtitoret, sheshet, trotuaret, ndriçimin, kanalizimet, ujësjellësit e kësaj zone.

Ka përfunduar dhe do inaugurohet ujësjellësi i Himarës, i Vunoit, i Gjolekës dhe së shpejti do të fillojnë punimet për ujësjellësin e Kudhësit dhe të Qeparoit. Ju garantoj se unë do të mbaj fjalën time se jo vetëm për nënat dhe motrat e Pilurit që mbajnë ujin me bucelë, por për të gjitha nënat e motrat shqiptare që ende mbajnë ujin me bucelë, kjo qeveri do të bëjë gjithçka që tua heqë bucelën nga shpina, sepse nuk e meritojnë. Ato meritojnë shumë më mirë e shumë më tepër, meritojnë të mos mbartin në supet e tyre vuajtjet e nënave dhe gjysheve të tyre dhe ne do ta bëjmë këtë, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28511-berisha-keto-5-vite-ne-bregdet-eshte-investuar-30-here-me-shume-se-me-pare","title":"Berisha: Këto 5 vite, në bregdet është investuar 30 herë më shumë se më parë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›