E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Berisha të japë shpjegime për tjetërsimin e pronave në bregdet

Partia Socialiste ka reaguar ndaj thirrjeve të kryeministrit Berisha në Jalë se opozita duhet të bëhet pjesë e inagurimeve të rrugëve të ndërtuara me fondet e kësaj qeverie duke theksuar se rrugën e bregdetit kryeministri e gjeti të nisur dhe më pas e mbaroi.

Në një konferencë për shtyp nënkryetari i grupit parlametar socialist Saimir Tahiri theksoi se kryeministri Berisha i detyrohet shumë shpjegime njerëzve të bregut në lidhje me pronat që u ka tjetërsuar qeveria e tij, që nga Orikumi e deri në Butrint.

"Shqiptarët nuk gënjehen më në vitin 2010 me inagurime për herë të tretë e të katërt, ndërkohë që ekonomia e tyre kombëtare e familjare kalon një krizë të thellë. Gjithsesi ne e përgëzojmë kryemnistrin që e mësoi notin! Më mirë vonë se kurrë!" përfundoi Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›