E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Berisha po inauguron rrugë për herë të tretë dhe të katërt

Tiranë, 11 gusht, NOA Shqiptarët nuk gënjehen më në vitin 2010 me inaugurime për herë të tretë e të katërt, ndërkohë që ekonomia e tyre kombëtare e familjare kalon një krizë të thellë.

Kështu është shprehur gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetari i grupit parlametar socialist, Saimir Tahiri, pas ceremonisë së inaugurimit nga kryeministri Berisha të dy rrugëve që zbresin në bregdet, konkretisht atë të plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë.

Rrugën e bregdetit Sali Berisha e gjeti të nisur dhe e mbaroi. Ndërkohë që njerëzve të bregut kryeministri i detyrohet shumë shpjegime për pronat që u ka tjetërsuar qeveria e tij, që nga Orikumi deri në Butrint, tha më tej Tahiri.

Ndërsa, kreu i qeverisë do të shprehej paradite gjatë ceremonisë së inaugurimit të këtyre rrugëve se gjatë këtyre 5 viteve, janë mbi 30 herë më të mëdha, sesa 8 vitet e tjera të marra së bashku.

Rrugët që ndërtuam, bënë që kombi, shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri dhe jashtë saj, të mbajnë sytë drejt detit. Përpjekje të tjera duhet të bëjmë se nuk mund të themi se në kaq pak vite, ne krijuam traditën e mrekullueshme të mikpritjes së turistëve, tha ai. Duke përfunduar se po ecim me rrugë, me infrastrukturë në drejtim të të gjitha maleve të vendit, drejt Çajupit, drejt Tomorit, Voskopojës, Prespës, Bjeshkëve të Namuna, Thethit, Bogës, Razmës, Lurës, Kalasë së Dodës, Shishtavecit, Korabit.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28536-tahiri-berisha-po-inauguron-rruge-per-here-te-trete-dhe-te-katert","title":"Tahiri: Berisha po inauguron rrugë për herë të tretë dhe të katërt","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›