PS: Qeveria nuk manipulon dot të dhënat, është shtrenjtuar jetesa e qytetarëve

Tiranë, 11 gusht, NOA Partia Socialiste duke cituar të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi për muajin korrik, theksoi sot se jeta e shqiptarëve është shtrenjtuar me dy shifra krahasuar me një vit më parë.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja deklaroi se sado që të dhënat manipulohen nga Instituti i Statistikave të Sali Berishës, nuk e fshehin dot të vërtetën e shtrenjtimit të jetesës për shqiptarët.
Të dhënat zyrtare për muajin korrik tregojnë se inflacioni mesatar në 7 muajt e parë është 3,7 %.
Sipas deputetit Beqja, të dhënat raportojnë se disa zëra të rëndësishëm jetese janë shtrenjtuar me dy shifra krahasuar me një vit më parë, sikundër frutat, të cilat janë shtrenjtuar 10 % dhe perimet me 11 %. Janë shtrenjtuar sipas të dhënave zyrtare, sheqeri dhe nënproduktet e tij me 12 %; energjia elektrike është shtrenjtuar 13 %; uji i pijshëm është shtrenjtuar 26 %; shërbimet spitalore janë shtrenjtuar 13 % si dhe shërbimet mjekësore, paramjekësore dhe dentare janë shtrenjtuar 52 %.
Duke ironizuar deklaratat e kryeministrit, deputeti Beqja tha se kjo ndodh kur kryeministri deklaron se ky është një vit i mrekullueshëm bujqësor.
Këto të dhëna, sipas deputetit socialist janë prova më e qartë se shqipatarët, që janë në punë apo marrin përfitime sociale jetojnë më keq se një vit më parë.
Ndërsa për ata 100 mijë, që kanë humbur vendin e punës në 12 muajt e fundit edhe mbijetesa po bëhet e pamundur, nënvizoi deputeti Beqja.
Partia Socialiste ka shprehur sakaq shqetësimin për shtrenjtimin e afërt të jetesës.
Ai iu referua artikullit bukë, që po shtrenjtohet ditë pas dite, ndërkohë që tregu i grurit dhe miellit kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverinë, konkluzion në të cilin ka arritur prej 1 viti Autoriteti i Konkurrencës.
Në këtë kontekst, deputeti socialist tha se Qeveria nuk ia ka dhënë ende të punësuarve buxhetorë shtesën e pagës që u premtoi në korrik, ndërsa këta duhet të paguajnë më shumë për bukën e përditshme.
Ndërsa pensionistëve, pa kaluar as 5 javë nga vendimet e qeverisë, shtesën qesharake mujore do tua hajë shtrenjtimi i bukës, i ujit të pijshëm dhe dyfishimi i faturave të telefonit, sqaroi deputeti i PSË-së.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28520-ps-qeveria-nuk-manipulon-dot-te-dhenat-eshte-shtrenjtuar-jetesa-e-qytetareve","title":"PS: Qeveria nuk manipulon dot të dhënat, është shtrenjtuar jetesa e qytetarëve","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")