Berisha: Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë, jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, u shpreh se, protesta është shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti.
Kreu i selisë blu shtoi se, shteti i Ramës është i fokusuar te krimi, droga dhe vjedhja.
Kryedemokrati deklaroi se çmimi i naftës në vendin tonë ka taksat më të lartat në botë.
“Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë. Ne kemi zhvilluar protestat më të jashtëzakonshme qytetare. Mijëra të rinj u përballën me regjimin, me plumbat e gomës, por se triumfuan. Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë. Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, kundër vjedhjes grabitqare të Ramës në litrin e naftës. Sot shqiptarët kanë rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe në Europë. Taksa mbi naftën është më e larta në botë”, tha ndër të tjera Berisha.
LEXO EDHE: Protesta, Xhaferri: E kanë kthyer Shqipërinë në çiflig personal, shpopullimi është projekt