E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Klani mafioz i Ramës ka përfituar 780 milionë euro

Klani mafioz i Ramës i cili udhëheq kupolën e mafies shqiptare ka përfituar një shumë prej 780 milionë eurosh nga vjedhja e tokave. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur ultimatumit të opozitës. Berisha ndërsa paraqiti një dosje me dokumenta për troje ndertimi, që sipas tij janë në pronë të njerëzve pranë Edi Ramës theksoi se një grup punisto-mafioz që nuk ka lidhje me opozitën po cënon institucionet e vendit.
Berisha duke i cilësuar disa nga deputetët e PS-së si Valentina Leskaj, Besnik Sula, Tom Doshi dhe Fidel Ylli si grup punist ai theksoi se ata përvetësuar toka me mbështetjen e Edi Ramës dhe e kanë kthyer Tiranën në një lavatriçe.
Sipas tij hapja e kutive kërkohet nga udhëheqës të kupolës së mafies shqiptare e cila nuk njeh zgjedhjet pasi nuk arriti të përcaktojë rezultatin si vite më parë.
"5 muaj pas zgjedhjeve dy ish mininstrat e diktaturës "hoxhiste" dhe 2 pinjollë të kësaj diktautre kanë vendosur të mos njohin legjimitetin e zgjedhjeve" theksoi Berisha duke theksuar se ky grup nuk ka interes demokratik por udhëheq mafjen më të madhe në Ballkan.
Gjithashtu Kryeministri Berisha është shprehur edhe një herë se nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për hapjen e kutive dhe ndarjen e pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›