Berisha: Koalicioni PD-LSI i suksesshëm
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, shefi i qeverisë përshëndeti përvjetorin e krijimit të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Përshëndes në emër të maxhorancës të gjithë ata drejtues dhe veprimtarë të forcave politike të këtij koalicioni për vendimin e shkëlqyer që morën 1 vit më parë, për t’i dhënë vendit qeverinë me spektrin më të gjerë të mundshëm dhe për të mobilizuar në qeverisje forcat më eficente”, tha Berisha.
Kreu i ekzekutivit veçoi promovimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si mekanizëm kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit edhe në kohërat më të stuhishme të financave dhe ekonomisë botërore. Mbajtja dhe respektimi i parimeve të mëdha të kohezionit social edhe në kushtet e vështirësive më të mëdha, sipas kryeministrit dëshmoi se koalicioni jo vetëm ia doli t’u përmbahet parimeve të shpallura, por përcaktoi në veprimtarinë e tij një perspektivë afagjatë të madhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.