Borchardt: Palët në tryezë për zgjidhjen e krizës
Kreu i misionit diplomkatik gjerman në Shqipëri u bëri thirrje nga Gjirokastra dy forcave politike të zgjidhin mosmarrëveshjet e shfaqura pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Sipas tij, kjo do t’i shërbente konsolidimit të sistemit të demokracisë.
“Presim që të dy palët të ulen në tryezë për të zgjidhur ngërçin politik", tha Borchardt, duke nënvizuar liodhur me liberalizimin e vizave se tashmë Shqipërisë i janë caktuar kushtet dhe kriteret që duhet të përmbushë.
“Përmirësimi i infrastrukturës së sistemit të deportimit të emigrantëve (riatdhesimi), lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë dy kërkesat që qeveria shqiptare duhet t’i përmirësojë deri në fund të sezonit të verës”, pohoi ambasadori gjerman.
Ai shtoi se në fillim të shtatorit Komisioni Europian do të rishikojë në terren përmirësimin e kushteve dhe më pas do të vendosë për liberalizimin e vizave me afat të shkurtër. “Lufta kundër krimit të organizuar është një element shumë i rëndësishëm për përafrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian”, shtoi Borchardt.