E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, çomo: Nuk kam mbështetje politike

Gjatë seancës gjyqtari çomo pohoi se nuk ka asnjë mbështetje politike, duke sqaruar edhe emërimin e tij si zv/ministër i Drejtësisë në vitet 1998-2000. “Emërimi nuk është bërë për arsye politike, por ka qenë një kërkesë e kryeministrit të atëhershëm Pandeli Majko, për të patur njerëz profesionalë në drejtësi”, pohoi çomo.

Sipas tij, pjesa më e madhe e vendimeve të gabuara në gjyqësor vijnë për shkak të nivelit të ulët të profesionalizmit. Sokol çomo është kandidati i dytë pas Medi Bicit, që i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, para se sa ata të votohen në seancën parlamentare. Ashtu si edhe dy kandidatëve të tjerë, edhe çomos i janë dërguar 28 pyetje, të cilave ai u ka kthyer sot përgjigje.

Në seancën e parë dëgjimore u thirr kandidati Bici kurse nesër do të dëgjohet edhe kandidati i fundit, Vexhi Muçmata. Pas seancave të pyetjeve që do të shoqërohen më pas me diskutime mes palëve në komision, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›