Berisha: Kombi ka pasur problem raportin me të vërtetën
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se kombi shqiptar ka pasur problem raportin me të vërtetën. Duke folur në një konferencë të organizuar për ditën e albanologjisë, kryministri Berisha ka vlerësuar punën e albanologëve shqiptare për konsolidimin e të vertetave e mëdha të këtij kombi të cilat sipas tij janë të lidhura me identietin e tij.
“Në të gjithë historinë tonë, kombi ynë ka pasur një problem madhor dhe ky ka qënë raporti i tij me të vërtetën. Ne duhet ti shohim gjërat me sensin e realizmit. Një komb i lirë e ndërton këtë raport gjithnjë më të saktë me të vërtetën. Një komb ishtypur nuk e ndërton dot atë” ka theksuar Berisha.
vijon...