Reshjet e borës, probleme në komunat e thella

Foto Ilustruese
Situate problematike ne disa akse te vendit dhe disa komuna te bllokuara per shkak te reshjeve te bores.
Mengjesin e sotem Malesia e Madhe eshte gdhire e zbardhur, nderkohe qe rruga që të çon drejt Vermoshit është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha.
Trashësia e borës ka arritur ne kete zone deri në 1 m. Problematike mbetet rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores po ashtu e bllokuar.
Vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka në Kalanë e Dodës, në komunën Sllovë në Dibër, në disa fshatra të Bulqizës, në Martanesh dhe Trebishë.
Probleme gjate dites se djeshme ka qene situata ne disa zona te vendit. Policia ka njoftuar se reshjet e dendura dhe të vazhdueshme të dëborës kanë bllokuar aksin, Tiranë- Elbasan, në Qafë- Krrabë. Trashësia e dëborës atje shkoi deri në 30 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë.
Policia thotë se ka marrë masa për zhbllokimin e rrugës, por reshjet e dëborës dhe mjegulla e dendur e bëjnë shumë të vështirë zhbllokimin e saj.
Ulja e menjëhershme e temperaturave, shoqëruar gjatë natës me reshje bore ka sjellë probleme gjatë ditës së djeshme edhe në Qafën e LLogarasë.
Shumë automjete u bllokuan në të dy anët e rrugës në segmentin Vlorë-Sarandë, në pamundësi për të kaluar.