E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitje me armë në filialin e një banke

Foto ilustruese

Një grabitje me armë në mes të ditës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një bankë në afërsi të pallatit të sportit Asllan Rusi në kryeqytet.

Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një sasi lekësh dhe janë larguar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.  Ndërkohë, nuk ka ende informacion në lidhje me sasinë e lekëve të grabitura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›