E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatura për Avokatin e Popullit, PD: Përzgjedhje politike

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me kandidatin për Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
 

Deputetët e mazhorancës në komisionin janë shprehur skeptikë në lidhje me procedurat e përzgjedhjes së Totozanit si kandidat për Avokatin e Popullit duke i cilësuar ato si procedura partiake. Sipas tyre opozita nuk duhet të flasë për institucione të pavarura ndërsa po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik.
 

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetëve të opozitës të cilët kanë theksuar se Igli Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste dhe propozimi për tu kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit.
 

Ndërsa ka raportuar para komisionit të ligjeve, vetë Igli Totozani ka theksuar se përzgjedhja e tij si kandidat për Avokatin e Popullit është transparente dhe për këtë ai ishte i qetë. Ndërsa ka shpalosur edhe programin e tij për Avokatin e Popullit, Totozani ka theksuar se do të punoj për një institucion të pavarur.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›