E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Komitet për Diasporën

Kryeministri Sali Berisha tha dje se qeveria shqiptare do të ngrejë shumë shpejt Komitetin e Diasporës. Këtë deklaratë, kreu i Ekzekutivit e bëri gjatë një takimi me ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli. Kryeministri Berisha e njohu ministrin Makolli se së shpejti do të ngrihet në Shqipëri Komiteti i Diasporës, i cili do të ketë si mision të tij dhe do tu kushtojë një vëmendje të veçantë lidhjeve me diasporën, si dhe kultivimin e identitetit të saj kombëtar, promovimin e arsimimit në gjuhën amtare dhe do të ketë si përparësi të punës së tij bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe me institucionet e tjera në vendet e rajonit, të cilat kanë si mision të tyre marrëdhëniet me shqiptarët jashtë atdheut, thuhet në njoftimin e qeverisë. Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia që shqiptarëve të diasporës tu krijohet sa më shpejt mundësia infrastrukturore për të votuar në zgjedhjet demokratike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›