E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Koncerti hapi 'de facto' fushaten e 8 majit Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, vleresoi dje se mitingu festiv me rastin e 20-vjetori te renies se regjimit komunist "shpelau blozen" e 21 janarit. Nderkohe qe deklaroi se ndonese de fakto, fushata elektorale e Partise Demokratike ka nisur, si dhe ndau detyrat per cdo deputet. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverise tha se kryeqyteti e meritonte nje festim si ai qe u be diten e diel. "Tirana vete, pas plageve te zjarrvenesve, hunjve dhe gureve te bashibozukeve, mercenareve, kishte nevoje te paraqiste veten dhe vlerat e saj ne nje manifestim kaq te bukur. Dje qytetaret e Tiranes shpelane blozen nga rruget, guret, hunjte, ndertesat e qytetit, per t'ua rikthyer sic e meritojne ata qe me 21 janar, te paret ne historine e Evropes se pas luftes, me banda te organizuara sulmuan per 5 ore qeverine legjitime shqiptare, per ta permbysur ate dhe per te marre pushtetin me dhune", u shpreh kryeministri. Duke falenderuar te gjithe pjesemarresit ne mitingun festiv, Berisha tha se pjesemarrja masive, entuziazmi, atmosfera festive ishin dhurata me e bukur dhe mirenjohja me e thelle ndaj atyre studenteve dhe studenteve, qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe zhvilluan me 20 shkurt te vitit 1991 betejen me te fuqishme, me masive, me te vendosur ne historine tone mbi bllokun, bllokmenet, bronzet e tyre te gjalla dhe te vdekura. "Ndaj dhe ne, le te shprehim mirenjohjen me te thelle. Ta konsiderojme kete fillimin 'de facto' te fushates elektorale, pasi 'de jure' ajo do te jete me daten 22 mars. 'De facto' kjo feste ishte njekohesisht dhe fillimi me i bukur i nje fushate elektorale te qyteteruar, i nje fushate nder me te bukurat qe shqiptaret kane njohur", u shpreh ai me bindje, duke nenvizuar faktin se tek koncerti festiv i se dieles eshte edhe modeli i fushates ne prag elektorale. Ne kete kuader, kreu i qeverise dhe njekohesisht i Partise Demokratike, tha se cdo ore dhe cdo dite deputetet demokrate, se bashku me strukturat e Partise Demokratike ne cdo rreth dhe cdo qark, duhet te perkushtohen per fushaten elektorale te zgjedhjeve lokale. "Brenda muajit shkurt te finalizojme perzgjedhjen e kandidateve, ne menyre qe te fillohet menjehere nga puna. Ne kemi nje situate te shkelqyer. Ne shkojme ne keto zgjedhje me nje bilanc te paprecedente. Shkojme ne keto zgjedhje me arritje shume te medha, me arritje historike, si nje force politike qe ne menyre te prekshme ka bere qe te ndryshoje qartesisht, pozitivisht jeta e mbare komuniteteve te vendit dhe pasi ne ia kemi dale dhe jemi te vetmit qe kemi bere te rriten ne menyren me te ndjeshme, te ardhurat familjare per 820 mije familje shqiptare, rrogat dhe pensionet",-theksoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›