E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Demonstrata te reja, me te fuqishme Qamil Xhani

Opozita do te vazhdoje me protestat e saj kunder qeverise. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje ne nje deklarate per mediat se demonstratat do te vazhdojne ne menyre paqesore dhe te vendosur, per largimin e kryeministrit Sali Berisha. "Saliu duhet te largohet, sepse shqiptaret s'mund te mbajne njezet vjet pas renies se diktatures se shtetezimeve, nje diktature kusaresh qe grabisin ne dy muaj 1.280 pasuri te Shqiperise. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht",-tha dje Rama. Ai renditi nje sere arsyesh, qe sipas tij, perbejne thelbin e demonstratave per opoziten. Ne deklaraten e tij, Rama eshte ndalur edhe ne mitingun e zhvilluar dy dite me pare, duke e cilesuar ate si nje tubim kunder opozites. "Ne 20 shkurtin e njezete vjeteve pas rrezimit te monumentit te diktatorit komunist, Shqiperia pa mitingun e radhes se pushtetit kunder opozites dhe degjoi te sharat e radhes, qe nje njeri i diktatures se vjeter te komunizmit u beri opozitareve, ne emer te diktatures se re te korrupsionit. Njesoj si njezete vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht",-tha dje Rama. Ne fjalen e tij kreu i PS-se ka theksuar se kreu i qeverise eshte pergjegjes per kater viktimat ne demonstraten e dhunshme te dates 21 janar. "Saliu duhet te largohet sepse pushket e qeverise kane vrare qytetare dhe njezet vjet pas renies se diktatures, per hapjen e zjarrit te pushkes mbi popullin ne demonstrate, nuk ka vetem nje pergjegjesi ligjore ne fund te nje hetimi e gjykimi per ate qe gjuan, po ne krye te heres ne radhen me te pare ka nje pergjegjesi politike per ata qe qeverisin. Saliu, Luli dhe e tere kjo qeveri e kthyer ne nje regjim vrastar kusarie, duhet ta mbaje kete pergjegjesi politike",-tha Rama. Nga ana tjeter i ka theksuar se pas mbajtjes se pergjegjesise politike nga mazhoranca aktuale, duhet te zhvillohen zgjedhjet. "Dhe populli duhet te zgjedhe lirisht, me zgjedhje te reja, te lira dhe te ndershme, nje qeveri te njerezve, me njerezit dhe per njerezit. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Deri ne largimin e qeverise",-tha dje Rama. Lideri i Partise Socialiste u ndal edhe ne deklaratat e kreut te mazhorances, duke i cilesuar ato si nje kercenim ndaj opozites. "I frikesuar deri ne palce nga zullumi qe ka trashur duke vjedhur e duke vrare per te vazhduar te vjedhe, Saliu bertiti perseri pa thene dot asgje tjeter pervec kercenimeve qe ia ben opozites per t'i degjuar vete dhe marre kuraje, per te ndenjur ne kembe, njesoj si njezete vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme",-tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›