E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Konferenca e PS drame me dy akte Rama do te shtrije 20 -in ne te gjithe vendin

Kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë komentoi konferencën dyditore të Partisë Socialiste. 

Ndalur në ditën e parë të kësja konference e cila trajtoi çështjet që lidhen me territorin, kreu i qeverisë vlerësoi se sinjali i qartë i diskutimeve të kryesocialistit Rama lidhej me marrjen në dorë të të gjitha atributeve që aktualisht janë të qeverisë vendore.  “Konferenca e PS ishte një dramë me dy akte, ku nga njëra anë ishin mbledhur arkitektët milionerë. Edi Rama kërkon të shtrijë  20 % në të gjithë territorin e vendit. Ne përgëzojmë vendimin për prishjen e çdo ndërtimi pa leje në gjithë territorin e vendit, por Kryeministri i ardhshëm dëshmoi se qëllimi i tij ishte të shtinte në dorë territorin, që është atribut i pushtetit vendor. Vendimi i Edi Ramës se do shembë edhe shtëpitë me leje është një akt i paprecedentë”, vuri në dukje Berisha.  Njëkohësisht, kreu i qeverisë higjetoi ashpër pasardhësin e tij lidhur me projektet që kërkon të aplikojë në bregdet.  “Dyshja Rama-Kokëdhima po ndërtojnë kështjella në zonën bregdetare ku është e ndaluar kategorisht ndërtimi. I them Edi Ramës të mosprovokojë shqiptarët me Enver Hoxhën pasi do përballet me zemërimin e tyre. Shqiptarët panë ekipin më injorant, më të paskrupullt që do të qeverisë vendin”, nënvizoi Berisha.  Ndërsa ndalur në ditën e dytë të konferencës që trajtoi çështjet ekonomike, kryeministri ironizoi përballjen e ministrave në ardhje dhe të ekspertëve në panel.  “Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorantë. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama”, u shpreh Kryeministri. 
Kreu i qeverisë tha se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.  “Të gjithë thanë se detyra numër një është parandalimi i krizës. Ata që i takova, u kërkova haptas që ta ndihmojnë qeverinë e ardhshme. Se faturën e paguajnë qytetarët, këta nuk paguajnë. Ndërsa për financat u them shqiptarëve me sinqeritet dhe vendosmëri se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në arritjet e këtij vendi. Ka mbledhur 9.2 mln dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftën kundër informalitetit. Por këta që vijnë kanë synimin e vetëm të mbushin arkat e veta. Piktori paralajmëronte se do të fuste vendin në recession dhe eshtë oguri më I zi i kësaj qeverie. Administrate të ruajë stabilitetin makro-ekonomik, treguesit janë më pozitivë se vjet”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›