Vendimet e Keshillit te Ministrave Qeveria i kalon Bashkise Tirane seline aktuale te PD

Selia e Partise Demokratike dhe parkingu prane saj tashme jane prone e Bashkise se Tiranes. Ne mbledhjen e saj te fundit Qeveria vendosi t’i kalojë në pronësi Bashkisë së kryeqytetit pasurinë nr. 1/242 dhe atë me nr. 1/66, që janë respektivisht ndertesa dhe trualli i selisë aktuale të PD-se si dhe parkingu i saj.
Nder vendimet e tjera te qeverise jane lirimi paraprak nga detyra i Drejtorit të ERE-s, Sokol Ramadani, i cili punësohet pranë kompanisë “Energji Ashta”. Qeveria ka vendosur të japë 1000 m2 sipërfaqe tokë në Mat për ndërtimin e hidrocentralit të “Prellit”, si edhe bonuse per ndertuesit e dy hidrocentraleve te tjera.
Po ashtu Keshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e zonës doganore të përhershme Tiranë, një sipërfaqje prej gati 72mijë m2 në zonën Vorë-Muçaj. Nje tjeter vendim eshte autorizimi i Qendres Kombëtare te Kontrollit të Barnave për blerjen e pullave të kontrollit të barnave me fond limit prej 8.4 milion lekë.